logo

Platforma Shkencore

Ndërgjegjësimi për edukimin fizik si një lëndë prioritare që lidhet në mënyrën më natyrale dhe të drejtpërdrejtë me shëndetin, është jetësor dhe është e vërtetuar shkencërisht dhe praktikisht se shëndeti nuk është gjithçka, por pa shëndetin gjithçka është asgjë. 

Duhet të udhëhiqemi nga parime shkencore që të kujdesemi për shëndetin dhe të jetojmë pa sëmundje, pasi vetëm kështu e ardhmja e vendit përfiton vlera të mëdha.

Qëllimi i Platformës së Edukimit Fiziko-Sportiv 

Qëllimi i kësaj platformë është zhvillimi i masivizimit të edukimit fiziko-sportiv në sistemin arsimor shqiptar dhe më tej, si e vetmja mënyrë prej së cilës mund të gjenerojmë shëndet cilësor dhe të kthejmë në vlerë kombëtare energjitë e talentet e gjithanshme të vendit.

Lëvizja është themeli biologjik i shëndetit dhe aktiviteti fizik është mrekullues e i domosdoshëm deri në plakjen e vonshme të njeriut, për mirëqenie, për jetë të shëndetshme, të gjatë e me standarde të larta cilësore.

Si funksionon Platforma? 

Masivizimi i Edukimit Fiziko-Sportiv për gjithë brezin e ri shkollor, është çelësi i kësaj platforme dhe njëherësh përbën qëllimin prioritar, për krijimin e kulturës përkatëse bashkëkohore, për shoqërinë shqiptare.

Standartet e Shëndetit C-LPAM

Programi i edukimit fizik në sistemin arsimor është mbështetur tërësisht mbi standarte bashkëkohore dhe shkencore, të cilat përcaktojnë diapazonin minimal dhe maksimal të aktivitetit fizik të ushtruar nga individi, që rezulton në zvogëlimin e faktorëve të rrezikut për shëndetin dhe përmirësimin e tij.

Modeli i Aktivitetit Fizik për Fëmijët gjatë gjithë jetës (C-LPAM) ofron udhëzime aktiviteti për të rinjtë. Udhëzimet sugjerojnë që të rinjtë duhet të angazhohen të paktën me 60 minuta ose më shumë aktivitet fizik në baza ditore.

Kartela Individuale e Nxënësit dhe Pyetësori i gjendjes së shëndetit 

Kartela individuale e nxënësit një skanim analitik dhe shkencor kombëtar dhe institucionalizon marrëdhenien e trinomit FAMILJE – NXËNËS -  SHKOLLË

Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe

Platforma është gjithpërfshirëse, referuar edhe aktivizimit të gjithë fëmijëve me aftësi ndryshe

Rezultatet e pritshme 

Platforma është ideuar me një këndvështrim të shtrirë në vite dhe me reformim të vazhdueshë sipas nevojave të kohës, që mund të kalojë caqet e një guri themeltar dhe të bëhet një ndërtesë kombëtare