logo

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor, FSHSSH, është entitet i pavarur, organizatë jofitimprurëse, e themeluar në Tiranë, Shqipëri në 14 Prill 2016 dhe e regjistruar me Vendim në Gjykatë Nr.5339, më 16 Maj 2016 nga shoqatat e sportit shkollor të mësuesve të edukimit fizik të vendit. FSHSSH identifikohet me Statut Nr. 1435/1 Prot. Datë 17.03.2016. 
Federata ushtron veprimtarinë e saj bazuar në Ligjin Nr. 105/2020 “Për Sportin” Neni 6, ‘Edukimi fizik dhe sporti në sistemin arsimor’, në Ligjin Nr. 8788, datë 07.05.2001 "Për organizatat jofitimprurëse”, si dhe mbi parimet e Kartës Evropiane të Sportit dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në fushat e sportit bazë, shëndetit dhe mirëqenies. 

FSHSSH ka eksperiencë dhe ekspertizë të gjerë për zbatimin e projekteve, eventeve sportive shkollore për të gjithë fëmijët e moshës 6-18 vjeç (përfshirë fëmijët me nevoja të veçanta), për organizmin e lojërave argëtuese lëvizore për fëmijët e kopshtit mosha 3-6 vjeç, në ofrimin e trajnimeve profesionale për mësuesit e Edukimit Fizik dhe edukatoret e kopshteve në Shqipëri (teorikisht dhe praktikisht) dhe për të udhëhequr seminare shkencore, konferenca (kombëtare dhe ndërkombëtare), kampionate shkollore, workshop, si dhe për të botuar studime mbi standardet arsimore dhe libra.

FSHSSH udhëhiqet nga parime shkencore për t’u kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien e shoqërisë shqiptare dhe është drejtuesi për zbatimin e strategjisë së re shkencore ‘Platforma e Edukimit Fiziko-Sportiv në Sistemin Arsimor Para-Universitar në Shqipëri’.

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor është entitet i pavarur, një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në Tiranë, Shqipëri në 14 Prill 2016 nga shoqatat e sportit shkollor të mësuesëve të edukimit fizik të vendit

Rauf Dimraj, President 

Rauf Dimraj i diplomuar inxhinier elektronik dhe mësues për edukimin fizik, është lektor, specialist i fiziologjisë së ushtrimit fizik dhe sportit si dhe mban titullin Prof. asoc. dr. i shkencave sportive. Ka qenë vrapues kampion-kombëtar 800-1500m në Shqipëri dhe drejtues në institucione të ndryshme sportive. Ëndrra e tij është institucionalizimi i rolit të mësuesit të edukimit fizik, si personaliteti më i çmuar për zhvillimin e shëndetit të kombit.

Sekretar i Përgjithshëm, Viktor Gjoni

Diplomuar mësues edukimi fizik, trajner futbolli i specializuar ne Shqiperi dhe Itali, kategoria "A". Viktor Gjoni ka qenë futbollist me disa ekipe shqiptare dhe drejtues sporti për disa vite. 
Sot është mësues edukimi fizik në shkollën e mesme artistike 'Jordan Misja' Tiranë dhe drejtor teknik i ekipit futbollit "Terbunit", Pukë.
Motoja ime është: Edukim në shërbim të shëndetit, mirëqenies dhe komunitetit.