logo

Standartet e Shëndetit C-LPAM

 Standarti minimal i nevojshëm për jetën e fëmijëve sipas modelit ‘Children's Lifetime Physical Activity Model (C-LPAM)’ mbështet dhe zhvillon:

- Frekuencë aktivizimi çdo ditë 3 (tre) ose më shumë aktivizime në ditë (janë të mjaftueshme edhe me kohezgjatje të shkurtër, por që përsëriten, natyrisht duke llogaritur volumin ditor të aktivitetit që kryhet).

- Intensitet aktivizimi, të moderuar që alternon periudhat e aktivizimit fizik, me periudhat e pushimit, në funksion të individit, ose të një aktivizimi të moderuar, si për shembull ecja ose vajtja në shkollë me biçikletë, etj.

- Kohëzgjatje aktivizimi që konsiston në një aktivizim të tillë kohor në ditë, që mund të konsumohet të paktën 3-4 kilokalori për çdo kilogram të peshës trupore. Kjo i korrespondon një angazhimi me lojë dinamike 30 minuta, ose një aktivitet që zgjat e përballohet në mënyrë  të moderuar dhe që shpërndahet në tre ose me shumë seksione në ditë.

 

Standarti optimal për jetën e fëmijëve sipas modelit ‘Children's Lifetime Physical Activity Model (C-LPAM)’ një objektiv për të gjithë fëmijët:
- Frekuencë aktivizimi çdo ditë 3 (tre) ose më shumë seanca aktivizimi në ditë (janë të mjaftueshme edhe me kohëzgjatje të shkurtër, por që përsëriten, natyrisht duke vlerësuar individualisht volumin ditor të aktivitetit të kryer).

- Intensitet aktivizimi, të moderuar, i cili  kalon nga nivel i moderuar, në atë më të lartë. Në këtë rast alternohen periudhat e aktivitetit me periudha pushimi, në varësi të individit, ose sipas një aktivizimi me intensitet  të moderuar, si për shembull vajtja në shkollë me biçikletë.

- Kohëzgjatje aktivizimi konsiston në një angazhim fizik, në ditë, që mundëson të konsumohet të pakten 6-8 kilokalori për çdo kilogram të peshës trupore të individit. Kjo sasi energjie që kërkohet të konsumohet, i korrespondon angazhimit fizik me kohëzgjatje prej 60 minuta ose më shumë, qe realizohet me lojëra dinamike ose nëpërmjet një aktiviteti që zgjat dhe përballohet në mënyrë  të moderuar dhe që shpërndahet në tre ose me shumë seksione në ditë.

 

Promovimi i aktivitetit fizik për të rinjtë C-LPAM.pdf

 

Programi i edukimit fizik në sistemin arsimor është mbështetur tërësisht mbi standarte bashkëkohore dhe shkencore, të cilat përcaktojnë diapazonin minimal dhe maksimal të aktivitetit fizik të ushtruar nga individi, që rezulton në zvogëlimin e faktorëve të rrezikut për shëndetin dhe përmirësimin e tij.

Modeli i Aktivitetit Fizik për Fëmijët gjatë gjithë jetës (C-LPAM) ofron udhëzime aktiviteti për të rinjtë. Udhëzimet sugjerojnë që të rinjtë duhet të angazhohen të paktën me 60 minuta ose më shumë aktivitet fizik në baza ditore.