Platforma është ideuar me një këndvështrim të shtrirë në vite dhe me reformim të vazhdueshë sipas nevojave të kohës, që mund të kalojë caqet e një guri themeltar dhe të bëhet një ndërtesë kombëtare.
Avantazhet e platformës shkencore, profesionale analitike dhe gjithëpërfshirëse:
• Përcaktim individual analitik i gjendjes fiziko shëndetësore të nxënësit.
• Evidentim esencial për nxënësit me probleme dhe rekomandime drejt mjekut.
• Parandalim i problemeve prespektive për këta nxënës në kohën e duhur.
• Vlerësim statistikor kombëtar në grupmoshat respektive dhe nxjerrja e detyrueshme e të dhënave në drejtim linear Mësues --> Shkolla --> DAR/ZA --> Ministri.
• Planifikim strategjik kombëtare për përmirësimin dhe rritjen e nivelit shëndëtësor të grupmoshave respective të nxënësve.
• Ulja e madhe e kostove shëndetësore, në nivel kombëtar, në 10 vitet e ardhshme e më tej.
• Kartela individuale dhe Pyetësori familjar krijojnë një data bazë kombëtare si dhe një memorje dinamike e cila tregon në vazhdimësi gjendjen e sotme dhe të ardhmen e shëndetit kombëtar
Rezultatet e pritshme në 10 vitet e ardhshme :
• Masivizimi dhe zhvillimi i aktiviteteve fiziko-sportive, njohja e efekteve pozitive të tyre nga rinia shkollore dhe fuqizimi i këtij procesi formimi fiziko-lëvizor.
• Lind dhe formohet kultura e shëndetshme e të ushqyerit.
• Përmirësohet njohja e efekteve negative te substancave të dëmshme si droga, dopingu, duhani, alkoli, etj.
• Përmirësimi i mirëqenies psikologjike të fëmijeve duke:
o Ulur ankthin dhe tensionin;
o Arritur një performancë më të lartë akademike;
o Rritur rezistencën ndaj stresit;
o Nxitur sjellje më pak problematike.
• EF ka një efekt të madh në formimin e sjelljes sociale dhe kështu mund të shërbejë si një mjet i përfshirjes sociale;
• Formohet e rritet kultura e përshtatshme e nxënësve mbi konceptimin e rëndësisë dhe vlerave për përmirësimin e shëndetit vetiak, në formimin e sjelljes sociale dhe kështu mund të shërbejë si një mjet i përfshirjes sociale për marrëdhëniet miqësore me shokët e klasës dhe vlerësimi real i aftësive sportive personale dhe të kundërshtarit në gara e ndeshje.
• Lind e përmirësohet konceptimi dhe aplikimi i një mënyre të shëndetshme vetiake dhe familjare.
• Përmirësohen treguesit e përbërjes trupore si pesha trupore, BMI, struktura muskulare e skeletore dhe përqindja e dhjamit.
• Përmirësohet shëndeti i nxënësve dhe rritet rendimenti i sistemit kardiak-respirator-vaskular.
• Përmirësohen parametrat e matshme të cilësive fizike-atletike si shpejtësia, forca muskulare, rezistenca aerobike (konsumi maksimal i oksigjenit VO2max), fleksibiliteti muskular, zhdrëvjelltësia e lëvizjeve.
• Institucionalizohet bashkëpunimi FAMILJE-NXËNËS-SHKOLLË dhe kontrolli i dyanshëm i mësimit të edukimit fizik në shkollë.
• Përmirësohet shkalla e njohjeve të mësuesve, mbi metodikat më të mira për praktikat dhe përmbajtjen e mësimit të edukimit fizik në shkollë.
• Rritet repertori i njohjeve, përvetësimi i teknikave të praktikës së natyrës polisport të nxënësve.
• Zbulohen dhe zhvillohen talentet e sportit, në mënyrë natyrale, pa sforcime të parakohshme, të cilët do rrisin cilësinë sportive kombëtare dhe dinjitetin e shkollës.
• Pakësohet dukshëm mbipesha e fëmijëve dhe pakësohet fuqishëm numri i faktorëve të rrezikut shëndetësor dhe dëmi i tyre mbi shëndetin popullor.
• Përmirësohet baza materiale didaktike e shkollave.
• Rritet dhe përmirësohet infrastruktura ndërtimore e shkollave.
• Happen vende të reja pune për mësues të edukimit fizik.
• Rritet monitorimi qeveritar, i institucionalizuar, i zbatimit të platformës shkencore në shkollat e vendit.
• Përmirësohet dhe rritet ekonomia e vendit.
Artikulli Panorama Sport Feudal mindset, sport needs a long-term platform