Qëllimi i Platformës Shkencore është zhvillimi i masivizimit të edukimit fiziko-sportiv në sistemin arsimor shqiptar dhe më tej, si e vetmja mënyrë prej së cilës mund të gjenerojmë shëndet cilësor dhe të kthejmë në vlerë kombëtare energjitë e talentet e gjithanshme të vendit.
Baza shkencore e studimore (studimet dhe eksperimentimet e shkencave të Mjeksisë, të Fiziologjisë së Ushtrimit fizik dhe sportit, të Sociologjisë Sportive tregojnë se masivizimi dhe zhvillimi i përshtatshëm dhe i vazhdueshëm i Edukimit Fiziko-Sportiv në shkollë, është një mjet i dobishëm që ndikon pozitivisht gjatë jetës së njeriut dhe mbron nga këto sëmundje:
- Mënjanon obezitetin dhe mbipeshën;
- Rrit masën e fuqinë muskulore, rendimentin e zemrës, të mushkërive dhe të enëve të gjakut;
- Mënjanon osteoporozën dhe rrit masën kockore;
- Mënjanon dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe të artikulacioneve;
- Zvogëlon mbitensionin e gjakut;
- Mbron nga infarktet kardiake dhe nga sëmundjet e arterieve;
- Mbron nga hemorragjitë cerebrale;
- Zvogëlon rrezikun nga streset dhe rrit tolerancën ndaj tyre;
- Përmirëson diabetin;
- Zvogëlon rrezikun nga kanceri;
- Mbron nga zhvillimi i proceseve negative të koagulimit të gjakut;
- Rrit me 5 vjet jetëgjatësinë;
- Ndihmon në mënjanimin e duhanit, alkoolit, drogës;
- Përmirëson marrëdhëniet sociale dhe krijon kushte të jetës së pasur me shpresë e mirënjohje;
- Krijon dhe zhvillon Sektorin e Tretë Ekonomik.
Platforma Shkencore ka për qëllim rezultatet e pritshme të të nxënit, që garantohen nga trajtimi i programeve të ndërtuara mbi baza tërësisht shkencore, shoqërore, organizative, edukuese, argëtuese dhe aplikuese.
RTSH Zëvendësministri Dimraj: Ja si do të ndryshojë edukimi fizik në shkollat tona