Kartela Individuale e Nxënësit dhe Pyetësori i gjendjes së shëndetit të nxënësit janë një skanim analitik dhe shkencor kombëtar që krijon dhe shënon një ngritje të madhe të nivelit të kulturës së komunikimit, shëndetësor, shoqëror, psikologjik dhe moral dhe institucionalizon në këtë mënyrë marrëdhenien e trinomit FAMILJE – NXËNËS - SHKOLLË, si një lidhje vendimtare e cila mundëson një të ardhme të shëndetshme kombëtare.
Karta individuale e Studentit është një vlerësim i plotë i nxënësit që në fillimet e tij, në sistemin edukativ-arsimor, është një test, një evidentim, një konstatim i thjeshtë profesional dhe i mundshëm, i cili njëherazi është një vlerësim kombëtar dhe për më tej është një fillim i funksionimit të memories kombëtare në këtë drejtim, për të kuptuar se ku jemi sot dhe ku do të jemi, apo do të duam të jemi në të ardhmen. Ne ndihemi të entuziasmuar që platforma ka të përfshirë këtë risi.
Kliko detajet: Karta Individuale e Studentit - Fushat e Ndikimit
Karta Individuale e Studentit - Qëllimi dhe rëndësia
Të dhëna antropometrike të nxënësit - Matja e BMI-së për moshën 6-12 vjeç. Matjet antropometrike përcaktojnë në mënyrë shumë të thjeshtë dhe shkencore treguesit thelbësorë të trupit midis një gjendje të shëndetshme normale nga ajo e rasteve të tjera. Matet lartësia dhe pesha trupore e nxënësit dhe llogaritet nga raporti matematikor i peshës së nxënësit në kilogram, në pjestim me katrorin e lartësisë së tij trupore në metër katror. Këto matje evidentojnë dhe orientojnë në kohë, mbi përmirësime të mundshme. BMI = P (kg) /L2 (metër)
Video Vizion Plus: Dashuria për sportin - Sqarim BMI
Pyetësori i gjendjes së shëndetit të nxënësit përmban një grup pyetjesh të thjeshta, drejtuar familjes, prej së cilave vijnë përgjigjet respektive për fëmijën. Në aspektin e shëndetit plotëson në mënyrë shumë të detajuar panoramën e nxënësit. Pyetësori institucionalizon marrëdhënien, urën thelbësore FAMILJE-NXËNËS-SHKOLLË dhe njëkohësisht evidenton gjendjen kulturore të shoqërisë për edukimin fizik shoqëror dhe social të vetë shoqërisë kundrejt kulturës së edukimit fizik dhe shëndetit.
Testet e vlerësimit shëndetësor të nxënësit Mësues i Edukimit Fizik bashkëpunon me mjekun e shkollës për të kryer egzaminime laboratorike për arritur në konkluzione pozitive të përmirësimit të shëndetit të nxënësve nëse:
a) ka mbipeshë ose obezitet
b) Kur ka trashëgimi familjare për sa i përket sëmundjeve kronike.
Vlerësimi mjekësor i përgjithshëm 1 HERË NË VIT:
• analizat e pergjithëshme të gjakut
• vlerësimi kardiorespirator i thjeshtë nga kardiologu (me stetoskop)
• evidentimi i gjendjes skeletore
Testet e vlerësimit të parametrave fiziko-atletike dhe përcaktimi gjendjes të shëndetit fiziko-lëvizor 3 HERË NË VIT:
• Kërcim së gjati nga vendi
• Vrapim shpejtësie 30 m
• Vrapim vajtje-ardhje 10x5 m
• Muskujt e barkut
• Përkulje mbi krahë
• Palosje e trupit para me gjunjët e shtrirë
• Ecje-Rendje 1609 m
Shkenca e Fiziologjisë së Ushtrimit Fizik përcakton se për të pasur një shëndet të shkëlqyer, është e nevojshme që nxënësi/ individi të praktikojë aktivitet fiziko-lëvizor. Gjatë një procesi mësimor, sipas standarteve të moshës dhe gjinisë duhen zhvilluar 4 (katër) kushte për të fituar shëndet të shkëlqyer:
1. Zhvillimi i fleksibilitetit dinamik
2. Zhvillimi i stretching
3. Zhvillimi i forcës trupore
4. Zhvillimi i sistemit të qarkullimit të gjakut
Testet e vlerësimit të shëndetit Zhvillimi i forcës fizike
Kliko: Emisioni 7pa5, Vizion Plus Albania, - Rikthimi i edukimit fizik në shkolla