FSHSSH dhe Bashkia Tiranë, organizuan Projektin V, Sabahudin Gabrani Dita Evropiane e Sportit Shkollor.
NënKryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor Rauf Dimraj, ishin prezent në shkollën Sabahudin Gabrani në Tiranë për të çelur eventin sportiv shkollor, ku morën pjesë 500 nxënës.
Gjatë eventit Mësuesit e Edukimit Fizik partnerë të FSHSSH, u mësuan fëmijëve ushtrime fiziko-lëvizore, lojëra si kërcime, gara me thasë, balet, lojëra sportive argëtuese me fjongo, etj.. Ekspertja në yoga, trajnoi fëmijët duke u kujdesur për shëndetin mendor nëpërmjet mënyrave krijuese për t'i mbajtur fëmijët aktiv për mirëqenien e tyre fizike dhe mendore.
Për më tepër, u shpërnda falas për të gjithë fëmijët Fletëpalosja “Të rritemi të shëndetshëm”– Treguesi i Mirëqenies për Fëmijët, Autor Prof. asoc. dr. i shkencave sportive Z. Dimraj.
Ndërsa në fund të aktivitetit, Kompania e ujit Qafshtama furnizoi me ujë natyral mineral eventin duke theksuar rëndësinë e mirëqënies dhe shëndetit tonë. Qafshtama i pasur me Magnez lidhet më së mirë me aktivitetet fizike, si me sportin ashtu edhe me shëndetin. Jo më kot quhet Uji i Shëndetit.
Kliko për të lexuar Artikullin Qafshtama.
Së bashku, theksuam rëndësinë e aktivitetit fizik me sport dhe lojë.