logo

The MOVE Congress 2021 – Rebuild. Reconnect. Restart

The MOVE Congress 2021 – Rebuild. Reconnect. Restart

 

Kongresi i 10-të MOVE Congress mbahet nga data 17 deri më 19 nëntor 2021 në Bruksel, Belgjikë dhe organizohet nga International Sport and Culture Association (ISCA) në bashkëpunim të ngushtë me Visit Brussels pranë Tour&Taxis.  

Kongresi është grumbullimi më i madh ku mblidhen aktorët kryesorë ndërkombëtarë për sportin bazë dhe aktivitetin fizik. Deri më sot është mbajtur në Frankfurt, Paris, Barcelonë, Sao Paolo, Romë, Birmingham, Budapest dhe dy herë në Kopenhagen.

Temat e këtij viti përfshijnë: Integrimi i Refugjatëve Nëpërmjet Sportit, Diplomaci Sportive, Hapësira Aktive të Gjelbra, Shëndeti Mendor dhe Aktiviteti Fizik, Partneritete dhe inovacioni gjatë pandemisë Covid-19. 

Pas dy vitesh vetëm me takime përmes kompjuterëve dhe ekraneve celulare me vende dhe kontinente të ndryshme, FSHSSH u rilidh personalisht më 17 nëntor në Kongresin e LËVIZJES 2021, me 300 promovues ndërkombëtarë të aktivitetit fizik nga 40 shtete. 

The MOVE Congress 2021Rebuild. Reconnect. Restart