logo

HEPAS - HEALTHY AND PHYSICALLY ACTIVE SCHOOLS IN EUROPE 

#noeducationwithoutPE

HEPAS - Multiplier Event Albania 28.10.2021 - YouTube

 

HEPAS Multiplier Event Albania u organizua në Tiranë, datë 28 Tetor 2021, ora 10:30, tek Salla konferencë ‘Hotel Arbër’, Tiranë

 

Projekti HEPAS udhëhiqet nga Dr. Claude Scheuer, Universiteti i Luksemburgut dhe përfshin 5 partnerë nga vende Evropiane: University of Luxembourg, Luksemburgu (UL; koordinator projekti; Hungarian School Sport Federation (HSSF), Hungaria; Deporte para la Educacion y la Salud (DES), Spanja; International Sport and Culture Association (ISCA), Danimarka; European Physical Education Association (EUPEA) Luksemburgu. 

European Physical Education Association dhe International Sport and Culture Association veprojnë si organizata ndërkombëtare ombrellë, ndërsa 12 janë organizata partnerë individë, dhe ekspertë të lidhur në fushat e përmendura: Romanian Sport for All Association (FRSPT), Romania; BG Be Active, Bulgaria  MOVE Malta, Malta; Envercevko, Turkey; Portuguese Institute for Sport and Youth (IDPJ), Portugal; Scottish Association of Teachers of Physical Education (SATPE), Scotland/UK; North Western Counties Physical Education Association (NWCPEA), England/UK; Czech Society of Physical Education Teachers (CSPET), Czech Republic; Confederazione delle associazioni provinciali dei diplomati ISEF e dei laureate in scienze motorie (CAPDI-LSM), Italy; Svenska Idrottslärarföreningen (SI), Sweden; Association of Physical and Health Educators (LIITO), Finland dhe Federata Shqiptare e Sportit Shkollor (FSHSSH), Shqipëri.

Qëllimi i projektit HEPAS është të zhvillojë burime pedagogjike që nxisin 4 fushat: edukimin fizik, sportin shkollor, si dhe aktivitetin fizik dhe stilin e jetës së shëndetshme në mjediset shkollore. 

Projekti organizohet nën ombrellën e MOVING SCHOOLS ALLIANCE, një iniciativë e International Sport and Culture Association (ISCA), European Physical Education Association (EUPEA), Youth Sport Trust International dhe Hungarian School Sport Federation (HSSF). Aleanca është e hapur për të gjitha organizatat në këtë fushë dhe funksionon si qendër kryesore për palët e interesuara ndërkombëtarë e kombëtarë dhe për praktikuesit në të gjitha dimensionet e shkollës dhe sportit për fëmijë si aktiviteti fizik, edukimi fizik dhe sportit bazë në mënyrë që të forcohet prania dhe vizibiliteti tyre ndërkombëtar (Evropian).

Janë mbledhur të gjitha hulumtimet bashkëkohore, literaturat, praktikat më të mira, nismat, etj, lidhur me këto katër fusha dhe është zhvilluar një paketë 4-modulare zbatuese. Paketa do të jetë e disponueshme si një burim mjetesh i hapur arsimor, që bazohet në faqe interneti, do të mbështesë mësuesit e edukimit fizik, dhe stafin tjetër të shkollës/kopshtit të zbatojnë mënyra jetese fizike aktive dhe të shëndetshme, në jetën e përditshme shkollore, dhe gjithashtu mësueset e arsimit dhe trajnuesit e stafit shkollor do të jenë në gjendje të përdorin burimet e zhvilluara në sistemin arsimor dhe parashkollor.

Fokusi qëndron në forcimin e rolit të edukuesit, duke përfshirë mësuesit e edukimit fizik, mësuesit e tjerë, edukatoret, por edhe stafin tjetër të shkollës, drejtuesit e shkollave, si prioritet sektorial në Edukimin Shkollor.

Grupet e synuara janë stafi i institucioneve arsimore, veçanërisht mësuesit e edukimit fizik dhe të gjithë mësuesit e tjerë, por edhe drejtuesit e shkollës dhe edukatorët e tjerë të shkollës/kopshtit si edhe popullata e synuar janë fëmijët dhe adoleshentët, që ndjekin shkollat/kopshtet/institucionet përkatëse arsimore të synuara dhe në përgjithësi jetesa e shëndetshme tyre.

HEPAS Multiplier Event Albania  u organizua në Tiranë, datë 28 Tetor 2021, ora 10:30, tek Salla konferencë ‘Hotel Arbër’, Tiranë