logo

ESSD 2021

ESSD 2021 Video Albania

 

 KAMPIONËT ÇAÇI, SAKO DHE DIMRAJ BASHKOHEN ME SHKOLLAT PËR DITËN EVROPIANE TË SPORTIT SHKOLLOR NË SHQIPËRI 2021 

Basketbollisti shumë herë kampion Gazmend Çaçi, volejbollisti shquar Arben Sako dhe rekordmeni në vrapime Rauf Dimraj, u kthyen në shkollë për të festuar eventin ‘Dita Evropiane e Sportit Shkollor 2021’ në Shqipëri ‘European School Sport Day’ (ESSD). Kampionët dhe FSHSSH u bashkuan me fëmijët në shtëpinë e Fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë për të marrë pjesë në këtë veprimtari gjithëpërfshirëse sportive që promovon stilin e jetës aktive dhe edukimin fizik tek të rinjtë. Të pranishëm ishin dhe këngëtarët e njohur të muzikës rock Redon Makashi e Saimir Braho.

  1. FSHSSH çel eventin ESSD 2021 me shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi” në Tiranë (datë 05.10.2021, ora 10:00). Pjesëmarrës në event: Zv. Ministër Nina Guga MASR

  2. Kampionët ÇAÇI, SAKO dhe DIMRAJ bashkohen me Shtëpia e Fëmijës ‘Zyber Hallulli për ESSD 2021  (datë 06.10.2021, ora 10:00). Pjesëmarrës në event: Zv. Ministër Znj. Nina Guga MASR; këngëtarët Redon Makashi dhe Saimir Braho.

  3. ESSD 2021 në shkollën “Jeronim de Rada”, Tiranë (datë 08.10.2021, ora 09:00)  

  4. ESSD 2021 Kopshtin “Kësulkuqja”, Tiranë (datë 08.10.2021, ora 10:30). Pjesëmarrës në event: Drejtoresha e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve të Tiranës, Znj.Zhaneta Beqiri; Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit dhe Kujdesit Znj. Enkeleda Isaku; Drejtoresha e Kopshtit Znj. Mirela Saliaj;

 

Kliko për të parë përfshirjen e FSHSSH në Filmin promovues ndërkombëtar ESSD 2021

BASHKOHUNI ME NE! #BEACTIVE #ALBANIA