REGJISTRO SHKOLLËN sot shkollën tuaj për Ditën Evropiane të Sportit Shkollor (Europian School Sport Day) Pjesëmarrja kërkon që shkolla juaj të jetë aktive për të paktën 120 minuta duke vrapuar, duke luajtur lojëra, duke kërcyer, duke kapërcyer litarin apo çfarë do lloj tjetër aktiviteti fizik.
Organizimi është vullnetar dhe kërkon mbështetje nga:
- Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
- Kopshte dhe Shkolla të Sistemit Para-universitar (publike dhe private)
- Bashkitë e rretheve dhe Komunitetet locale
- Media
- Mësues, prindër dhe aktorë të tjerë
Me mbështetjen e administratës së shkollës, çdokush mund të organizojë ESSD.
Përfito këtu manualin me mjetet për të nxitur shkollën tuaj të sjellë Ditën Evropiane të Sportit Shkollor për komunitetin tuaj.
Kushtet që bëjnë zyrtare Ditën tuaj ESSD:
Shkolla juaj duhet të jetë #Aktive për të paktën 120 minuta duke vrapuar, duke luajtur lojëra, duke kërcyer, duke kapërcyer litarin apo çfarë do lloj tjetër aktiviteti fizik. Vraponi ose ecni në distancën e vitit (p.sh. 2,019 metra në vitin 2019).
1. Regjistroni shkollën tuaj në platformën ESSD, kliko për gjuhën shqip
2. Aktivizohuni për 120 minuta ose më shumë
3. RAPORTO EVENTIN E SHKOLLËS ESSD, kliko për gjuhën shqip
Përdoreni këtë toolkit për ta vënë shkollën tuaj në lëvizje për ESSD!