European School Sport Day (ESSD) është një veprimtari gjithëpërfshirëse sportive që promovon stilin e jetës aktive dhe edukimin fizik tek të rinjtë.
Ka fuqizuar 3 milionë studentë evropianë të jenë aktivë në 44 shtete deri tani.
Dita është pjesë e përgjigjes së Komisionit Evropian ndaj rënies alarmante në sport dhe aktiviteti fizik në të gjithë Shtetet Anëtare.
Me mbështetjen e administratës së shkollës, çdokush mund të organizojë ESSD. Kjo përfshin studentët, mësuesit, prindërit, udhëheqësit civilë dhe palët e tjera të interesuara.
ESSD është Projekt i themeluar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Komisionin Evropian.
Federata Shqiptare e Sportit Shkollor e udhëhequr nga Federata Hungareze e Sportit Shkollor, Hungarian School Sport Federation HSSF dhe me koordinim nga partneri kryesor udhëheqës i projektit International Sport and Culture Association ISCA angazhohet për të katërtin vit rradhazi, të përfshijë Shqipërinë në ESSD, në projektin ‘Sport for Self-esteem European School Sport Day.