Federata Shqiptare e Sportit Shkollor

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor është entitet i pavarur, një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në Tiranë, Shqipëri në 14 Prill 2016 nga shoqatat e sportit shkollor të mësuesëve të edukimit fizik të vendit. Në 16 maj 2016, FSHSSH është regjistruar me Vendim Gjykate Nr. 5339. Federata ushtron veprimtarinë e saj bazuar në Ligjin Nr. 105/2020 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin NR. 79/2017 “Për Sportin”, Ligjin Nr. 8788, datë 07.05.2001 "Për organizatat jofitimprurëse”, si dhe mbi parimet e Kartës Evropiane të Sportit dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare të kësaj fushe.

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor është entitet i pavarur, një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në Tiranë, Shqipëri 14 Prill 2016