Ligje

FSHSSH vepron në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Pika 4. Përveç disiplinës mësimore të përfshirë si pjesë e kurrikulës, aktivitetet sportive në institucionet arsimore parauniversitare dhe universitare jashtë procesit mësimor organizohen edhe nga shoqatat sportive shkollore dhe shoqatat sportive universitare, të cilat mund të jenë të një sporti ose të shumë sporteve, veprimtaria e të cilave koordinohet sipas përkatësisë nga Federata e Sportit Shkollor dhe Federata e Sportit Universitar. 
 

Pika 5. Federata Shqiptare e Sportit Shkollor dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar janë persona juridikë, që organizohen dhe funksionojnë në zbatim të kuadrit ligjor për organizatat jofitimprurëse. Ministria përgjegjëse për sportin njeh vetëm një federatë të sportit shkollor dhe një federatë të sportit universitar dhe asnjë organizatë tjetër nuk mund të ushtrojë atributet e këtyre federatave.
 

Pika 6/a). Federata Shqiptare e Sportit Shkollor dhe Federata Shqiptare e Sportit Universitar, krahas detyrave statutore, kanë edhe këto detyra: 
a)    Federata Shqiptare e Sportit Shkollor
i.    të organizojë, të drejtojë, të kontrollojë dhe të vëzhgojë veprimtaritë sportive me nxënësit e të gjitha grup-moshave të arsimit parauniversitar në nivel rajonal dhe kombëtar, në të gjitha disiplinat sportive;
ii.    të organizojë kampionatin e shkollave në të gjitha disiplinat sportive dhe të shpallë kampionin kombëtar të shkollave;
iii.    të organizojë ekipet përfaqësuese në veprimtaritë ndërkombëtare të sportit shkollor.