Si funksionon Platforma? 

Platforma “Edukimi Fiziko-Sportiv në Sistemin Arsimor Parauniversitar Shqiptar” është konceptuar duke u mbështetur dhe duke përmbledhur eksperiencën, traditën, arritjet shkencore në botë, kërkesat që ka sjellë koha për këtë ndryshim, që lidhen me lëvizjen. Ajo funksionon nëpërmjet 2 hemisferave të mëdha:
1.    Njëra që ofron të konkretizuar qëllimin
2.    Dhe pjesa tjetër që paraqet mënyrën për t'ia arritur qëllimit:
  Formimi dhe ngritja në një nivel të ri bashkëkohor i programit të Edukimi Fizik dhe sportit në sistemin arsimor.
  Aplikimi i 3 orëve lëndë fiskulturë mësim në javë, në gjithë sistemin arsimor.
-    Program konkret për të gjitha nivelet e grupmoshave në sistemin parauniversitar 6-8 vjeç, 9-12 vjeç, 12-14 vjeç, 15-17 vjeç, 18-20 vjeç, 20-24 vjeç.
-    Trajnim teorik dhe praktik për mësuesit për vitin shkollor 2014-2015.
-    Rezultatet e pritshme mbi të nxënit e nxënësve, në varësi të programit ushtrimor të kësaj platforme, për çdo grupmoshë.
-    Kartela Individuale e nxënësit dhe Pyetësori i gjendjes së shëndetit të nxënësit
-    Detyrat dhe plan veprimi për të arritur qëllimin.

Artikuj dhe video:

Fjala e Kryeministrit Edi Rama - Rilindje e sportit përmes masivizimit të tij në shkolla

Artikulli me video Rama: Masivizim edukimit fizik në shkolla, një federatë speciale për sportin

MASR 2014 Prezantimi i Platformës së Edukimit Fiziko-Sportiv në Sistemin Arsimor

Masivizimi i Edukimit Fiziko-Sportiv për gjithë brezin e ri shkollor, është çelësi i kësaj platforme dhe njëherësh përbën qëllimin prioritar, për krijimin e kulturës përkatëse bashkëkohore, për shoqërinë shqiptare.