Qellimet dhe Funksionet

OBJEKTIVAT DHE DETYRAT E FSHSSH:

Të zhvillojë, promovojë, kontrollojë dhe rregullojë aktivitetin sportiv të shoqatave të FSHSSH, në të gjitha format e saj dhe në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me këtë statut;

a.       Të zhvillojë marrëdhënie, miqësore midis anëtarëve të federatës si dhe të mbrojë të drejtat e anëtarëve të saj dhe të kujdeset për zgjidhjen e problemeve tekniko-organizative, sportive, duke u mbështetur në Statutin, Rregulloren e saj, legjislacionin shqiptar si dhe aktet ligjore ndërkombëtare të veprimtarisë së sportit shkollor.

b.       Të shërbejë si koordinatore, nxitëse dhe bashkëpunëtore me organizmat qeveritare dhe  joqeveritare qendrore dhe lokale për masivizimin dhe zhvillimin e lëvizjes fiziko-sportive, në  sistemin arsimor, në përputhje me Platformën e edukimit fiziko-sportiv të Ministrisë Përgjegjëse për Sportin dhe Konventave ndërkombëtare dhe rajonale të fushës së edukimit fizik dhe sportit;

c.       Të përfaqësojë dhe bashkëpunojë për të mbrojtur interesat e mësuesve të edukimit fizik dhe të kontribuojë për kualifikimin progresiv të tyre, nëpërmjet seminarëve dhe aktiviteteve të ndryshme informuese dhe zhvilluese për fushën e edukimit fizik dhe sportit, në përputhje me standardet bashkëkohore.

d.       Të kontribuojë për një zhvillim të gjithanshëm dhe harmonik fiziko lëvizorë, sportiv, funksional, psikologjik, intelektual, social, në funksion të shëndetit të rinisë shkollore, me qëllim aftësimin e tij përballë sfidave të jetës:

e.       Të kontribuojë për ndërgjegjësimin e mënyrës së ushqimit, praktikimit të aktivitetit fizik dhe sportit, luftës kundër duhanit dhe përdorimit të substancave abuzive, luftës kundër dopingut në sport, ruajtjes dhe mirëmbajtjes së ambienteve sportive në shkollë, si dhe të kushteve natyrore, si faktorë thelbësorë të rëndësishëm në cilësinë e shëndetit.

f.        Të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në shkollë, për zhvillimin e lëndës së Edukimit fizik, në perputhje me standardet bashkëkohore.

g.       Të nxisë dhe promovojë zhvillimin e të gjitha disiplinave sportive, si dhe aktivizimin e ekipeve të shkollave dhe talenteve respektive.

h.       Të bashkëpunojë me federatat e sportit shqiptar, për të bashkërenduar zhvillimin masiv dhe cilësor të ekipeve zinxhirë të disiplinave përkatëse.

i.         Të programojë dhe organizojë zhvillimin e kampionateve të disiplinave të ndryshme sportive, midis shoqatave rajonale të sportit shkollor dhe të përfaqësoje Shqipërinë në aktivitetet sportive ndërkombëtare respektive.

j.         Të nxisë dhe iniciojë bashkëpunime dhe shkëmbime eksperiencash, në fushën e edukimit fizik dhe sportit, brenda dhe jashtë vendit.

k.       Të drejtojë dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e të gjithë gjyqtarëve të FSHSSH, kombëtare e ndërkombëtare, të aderuar në Federatë;

l.         Të organizojë në Republikën e Shqipërisë, veprimtari sportive shkollore ndërkombëtare dhe të japë leje për organizimin e tyre nga anëtarët e saj.