Rezultatet e pritshme 

Platforma është ideuar me një këndvështrim të shtrirë në vite dhe me reformim të vazhdueshë sipas nevojave të kohës, që mund të kalojë caqet e një guri themeltar dhe të bëhet një ndërtesë kombëtare.

Avantazhet e platformës shkencore, profesionale analitike dhe gjithëpërfshirëse:
•    Përcaktim individual analitik i gjendjes fiziko shëndetësore të nxënësit.
•    Evidentim esencial për nxënësit me probleme dhe rekomandime drejt mjekut.
•    Parandalim i problemeve prespektive për këta nxënës në kohën e duhur.
•    Vlerësim statistikor kombëtar në grupmoshat respektive dhe nxjerrja e detyrueshme e të dhënave në drejtim linear Mësues --> Shkolla --> DAR/ZA --> Ministri.
•    Planifikim strategjik kombëtare për përmirësimin dhe rritjen e nivelit shëndëtësor të grupmoshave respective të nxënësve.
•    Ulja e madhe e kostove shëndetësore, në nivel kombëtar, në 10 vitet e ardhshme e më tej.
•    Kartela individuale dhe Pyetësori familjar krijojnë një data bazë kombëtare si dhe një memorje dinamike e cila tregon në vazhdimësi gjendjen e sotme dhe të ardhmen e shëndetit kombëtar

Rezultatet e pritshme në 10 vitet e ardhshme :
•    Masivizimi dhe zhvillimi i aktiviteteve fiziko-sportive, njohja e efekteve pozitive të tyre nga rinia shkollore dhe fuqizimi i këtij procesi formimi fiziko-lëvizor. 
•    Lind dhe formohet kultura e shëndetshme e të ushqyerit.
•    Përmirësohet njohja e efekteve negative te substancave të dëmshme si droga, dopingu, duhani, alkoli, etj. 
•    Përmirësimi i mirëqenies psikologjike të fëmijeve duke:
          o    Ulur ankthin dhe tensionin;
          o    Arritur një performancë më të lartë akademike;
          o    Rritur rezistencën ndaj stresit;
          o    Nxitur sjellje më pak problematike.
•    EF ka një efekt të madh në formimin e sjelljes sociale dhe kështu mund të shërbejë si një mjet i përfshirjes sociale;
•   Formohet e rritet kultura e përshtatshme e nxënësve mbi konceptimin e rëndësisë dhe vlerave për përmirësimin e shëndetit vetiak, në formimin e sjelljes sociale dhe kështu mund të shërbejë si një mjet i përfshirjes sociale për marrëdhëniet miqësore me shokët e klasës dhe vlerësimi real i aftësive sportive personale dhe të kundërshtarit në gara e ndeshje. 
•    Lind e përmirësohet konceptimi dhe aplikimi i një mënyre të shëndetshme vetiake dhe familjare. 
•    Përmirësohen treguesit e përbërjes trupore si pesha trupore, BMI, struktura muskulare e skeletore dhe përqindja e dhjamit.  
•    Përmirësohet shëndeti i nxënësve dhe rritet rendimenti i sistemit kardiak-respirator-vaskular. 
•    Përmirësohen parametrat e matshme të cilësive fizike-atletike si shpejtësia, forca muskulare, rezistenca aerobike (konsumi maksimal i oksigjenit VO2max), fleksibiliteti muskular, zhdrëvjelltësia e lëvizjeve. 
•    Institucionalizohet bashkëpunimi FAMILJE-NXËNËS-SHKOLLË dhe kontrolli i dyanshëm i mësimit të edukimit fizik në shkollë.
•    Përmirësohet shkalla e njohjeve të mësuesve, mbi metodikat më të mira për praktikat dhe përmbajtjen e mësimit të edukimit fizik në shkollë. 
•    Rritet repertori i njohjeve, përvetësimi i teknikave të praktikës së natyrës polisport të nxënësve. 
•    Zbulohen dhe zhvillohen talentet e sportit, në mënyrë natyrale, pa sforcime të parakohshme, të cilët do rrisin cilësinë sportive kombëtare dhe dinjitetin e shkollës. 
•    Pakësohet dukshëm mbipesha e fëmijëve dhe pakësohet fuqishëm numri i faktorëve të rrezikut shëndetësor dhe dëmi i tyre mbi shëndetin popullor. 
•    Përmirësohet baza materiale didaktike e shkollave. 
•    Rritet dhe përmirësohet infrastruktura ndërtimore e shkollave. 
•    Happen vende të reja pune për mësues të edukimit fizik. 
•    Rritet monitorimi qeveritar, i institucionalizuar, i zbatimit të platformës shkencore në shkollat e vendit. 
•    Përmirësohet dhe rritet ekonomia e vendit. 

Artikulli Panorama Sport Mendësi feudale, sportit i duhet një platformë afatgjatë

Platforma është ideuar me një këndvështrim të shtrirë në vite dhe me reformim të vazhdueshë sipas nevojave të kohës, që mund të kalojë caqet e një guri themeltar dhe të bëhet një ndërtesë kombëtare