Konferenca Ndërkombëtare ‘Se la scuola si mette a correre’, ‘La corsa di Miguel’

FSHSSH ka përfaqësuar Shqipërinë, në Konferencën Ndërkombëtare, “Se la scuola si mette a correre”, “La corsa di Miguel”, në Romë, Itali 24-25 janar 2020, ku të pranishme ishin 7 shtete. Presidenti Dimraj, mbajti leksionin ‘Una nuova strategia nell’insegnamento dell’educazione fisica per correggere gli errori del passato’ Kliko Programin e Konferencës Materiali FSHSSH, do publikohet në […]

Libri ‘Edukimi Fizik, Loja dhe Shëndeti’

‘Edukimi Fizik, Sporti dhe Shëndeti’ është një libër teorik dhe praktik për edukatoret në kopshte, për të mësuar fëmijët e moshës 3-6 vjeç. FSHSSH mund të trajnojë edukatoret bashkë me grupe fëmijësh të kopshteve me programe lëvizore argëtues. Libri kërkon financim pasi mbetet ende i pabotuar për shkak të mungesës së fondeve.

Studimi i Treguesve dhe Indekseve Antropometrikë

Studimi i Treguesve dhe Indekseve Antropometrikë u krye në maj të vitit 2016 për 364,437 studentë në Shqipëri me pjesëmarrjen e 87% nga gjithë studentët. Zbatimi i programit të ri rezultoi në përmirësim shumë të rëndësishëm të obezitetit të nxënësve në Shqipëri. Studimi zbuloi se pas ndjekjes së zbatimit të platformës për 14 muaj, nga […]

Studimi i Treguesve Antropometrikë dhe Fizikë

Studimi i Treguesve Antropometrikë dhe Fizikë u krye në maj të vitit 2017 për 345,291 studentë në Shqipëri (pjesëmarrje 85% e gjithë studentëve). Për herë të parë u evidentuan standardet e cilësive antropometrike dhe fiziko atletike për çdo moshë, nga 6/7/8 … deri 18 vjeç. Gjithashtu, u mbajt Konferenca e dytë kombëtare mbi “Studimet antropometrike […]

Studimi shkencor ‘Përgatitja fizike dhe performanca në detyrë e oficerëve të policisë së Shtetit’

Studimi shkencor me temë ‘Përgatitja fizike dhe performanca në detyrë e oficerëve të policisë së Shtetit’, përcakton metodologjinë e vlerësimit bio-fiziologjik dhe standardet e cilësive fizike-atletike që duhet të realizojnë në praktikë oficerët e policisë së shtetit, sipas gjinisë dhe moshës. Botuar në Revistën Shkencore ‘Policimi dhe Siguria’, Nr.3 viti 2016.