Platforma Shkencore

PLATFORMA E EDUKIMIT FIZIKO-SPORTIV NË SISTEMIN ARSIMOR PARA-UNIVERSITAR Në vitin 2014 krijuam, zhvilluam dhe zbatuam Platformën teorike dhe praktike ‘Platforma e Edukimit Fiziko-Sportiv në Sistemin Arsimor Para-Universitar’ me praktikë bashkëkohore për edukimin fizik në sistemin e arsimit parauniversitar për moshën 3-18 vjeç. U miratua në Parlament Ligji për Sportin, Nr.79 / 2017 dhe edukimi fizik […]
Qëllimi i Platformës së Edukimit Fiziko-Sportiv

Qëllimi i Platformës Shkencore është zhvillimi i masivizimit të edukimit fiziko-sportiv në sistemin arsimor shqiptar dhe më tej, si e vetmja mënyrë prej së cilës mund të gjenerojmë shëndet cilësor dhe të kthejmë në vlerë kombëtare energjitë e talentet e gjithanshme të vendit.Baza shkencore e studimore (studimet dhe eksperimentimet e shkencave të Mjeksisë, të Fiziologjisë […]
Si funksionon Platforma?

Platforma “Edukimi Fiziko-Sportiv në Sistemin Arsimor Parauniversitar Shqiptar” është konceptuar duke u mbështetur dhe duke përmbledhur eksperiencën, traditën, arritjet shkencore në botë, kërkesat që ka sjellë koha për këtë ndryshim, që lidhen me lëvizjen. Ajo funksionon nëpërmjet 2 hemisferave të mëdha:1. Njëra që ofron të konkretizuar qëllimin2. Dhe pjesa tjetër që paraqet mënyrën për t’ia […]
Standartet e Shëndetit C-LPAM

Standarti minimal i nevojshëm për jetën e fëmijëve sipas modelit ‘Children’s Lifetime Physical Activity Model (C-LPAM)’ mbështet dhe zhvillon: – Frekuencë aktivizimi çdo ditë 3 (tre) ose më shumë aktivizime në ditë (janë të mjaftueshme edhe me kohezgjatje të shkurtër, por që përsëriten, natyrisht duke llogaritur volumin ditor të aktivitetit që kryhet). – Intensitet aktivizimi, […]
Kartela Individuale e Nxënësit dhe Pyetësori i gjendjes së shëndetit

Kartela Individuale e Nxënësit dhe Pyetësori i gjendjes së shëndetit të nxënësit janë një skanim analitik dhe shkencor kombëtar që krijon dhe shënon një ngritje të madhe të nivelit të kulturës së komunikimit, shëndetësor, shoqëror, psikologjik dhe moral dhe institucionalizon në këtë mënyrë marrëdhenien e trinomit FAMILJE – NXËNËS – SHKOLLË, si një lidhje vendimtare […]
Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe

Platforma është gjithpërfshirëse, referuar edhe aktivizimit të gjithë fëmijëve me aftësi ndryshe. Ora e mësimit të edukimit të tyre fiziko–sportiv, karakterizohet nga përmbajtja e shtjellimi teorik e praktik i spektrit “Të arrijmë të largojmë nga pozicioni ulur, videot, lojërat elektronike, pra nga aktivitetet sedentare fëmijët dhe adoleshentët”, nevojë kjo që përbën një sfidë mbarë kombëtare […]
Rezultatet e pritshme

Platforma është ideuar me një këndvështrim të shtrirë në vite dhe me reformim të vazhdueshë sipas nevojave të kohës, që mund të kalojë caqet e një guri themeltar dhe të bëhet një ndërtesë kombëtare. Avantazhet e platformës shkencore, profesionale analitike dhe gjithëpërfshirëse:• Përcaktim individual analitik i gjendjes fiziko shëndetësore të nxënësit.• Evidentim esencial për nxënësit […]