Përfshirja e nxënësve me aftësi ndryshe

Platforma është gjithpërfshirëse, referuar edhe aktivizimit të gjithë fëmijëve me aftësi ndryshe. Ora e mësimit të edukimit të tyre fiziko–sportiv, karakterizohet nga përmbajtja e shtjellimi teorik e praktik i spektrit “Të arrijmë të largojmë nga pozicioni ulur, videot, lojërat elektronike, pra nga aktivitetet sedentare fëmijët dhe adoleshentët”, nevojë kjo që përbën një sfidë mbarë kombëtare e që do të kryhet sipas një drejtimi apo guide entuziaste dhe nëpërmjet të mësuarit profesionalisht të kualifikuar për të gjitha nivelet e grupmoshave:

  • Të inkurajohen nxënësit dhe t’i drejtohen atyre pyetje;
  • Të dëgjohen problemet dhe sugjerimet e nxënësve në zgjedhjen e lojërave dhe aktiviteteve;
  • Të përfshihen dhe aktivizohen të gjithë nxënësit sipas mundësive;
  • Të argëtohen e aktivizohen nxënësit me anën e lojërave të kënaqshme, jo për konkurrencë garimi;
  • Të provohet me argumentime që të binden dhe përfshihen në aktivizime edhe nxënësit që kanë frikë, dhe kështu ata të kuptojnë se edukimi i tyre fizik ndikon në përmirësimin e cilësisë se jetës.