NJOFTIM PËR KËRKESË OFERTASH
Në kuadër të zbatimit të projektit “FESTA 1 QERSHORIT ME FËMIJËT E KOPSHTEVE – TË SHËNDETSHËM ME SPORT, TË USHQYER ME ART”, të bashkëfinancuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe FSHSSH, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor shpall thirrje për paraqitjen e ofertave për:
Mjeti didaktik “Të rritemi të shëndetshëm”
Objekti i furnizimit përfshin:
- Hartimin dhe/ose prodhimin e mjetit didaktik “Të rritemi të shëndetshëm”
- Përmbajtje edukative për fëmijët e kopshteve mbi shëndetin, ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik
- Material i përshtatshëm për përdorim didaktik (printim dhe/ose format i kombinuar vizual interaktiv)
- Dizajn tërheqës, i përshtatshëm për grupmoshën parashkollore
- Mundësi për ilustrime, lojëra edukative ose elemente ndërvepruese
Kërkesa teknike:
- Material i sigurt për përdorim nga fëmijët (jo i dëmshëm, cilësor dhe rezistent)
- Dizajn i thjeshtë, edukativ dhe i kuptueshëm për fëmijët e moshës parashkollore
- Përfshirja e logove zyrtare: FSHSSH, BT dhe MTKS
- Konsultim dhe miratim final nga FSHSSH para prodhimit përfundimtar
- Mundësi për printim në format broshurë, poster ose paketë didaktike (sipas konceptit të propozuar)
Të tjera kërkesa:
- Ofruesi duhet të paraqesë mostër ose draft (mock-up) të produktit
- Afati i prodhimit dhe dorëzimit përcaktohet në marrëveshje
- Garanci për cilësinë e materialit dhe përmbajtjes edukative
Vlera e kontratës:
Do të përcaktohet në bazë të ofertave financiare të paraqitura
Dokumentacioni i kërkuar:
Të interesuarit duhet të paraqesin:
- Ofertën financiare
- Ekstrakt historik i subjektit
- Mostër ose draft të produktit
- NIPT
Shënim:
Në rast se ofertuesi është person fizik me NIPT, pagesa realizohet kundrejt faturës tatimore. Në të kundërt, pagesa do t’i nënshtrohet tatimit prej 15%, sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.
Ofertat duhet të dërgohen në adresën: info@fshssh.al
Afati i dorëzimit të ofertave: deri më 30.05.2026, ora 16:00
FSHSSH synon të sigurojë të paktën 3 oferta për garantimin e transparencës dhe konkurrencës.
Federata Shqiptare e Sportit Shkollor (FSHSSH)
Tiranë, Maj 2026