NJOFTIM PËR KËRKESË OFERTASH

NJOFTIM PËR KËRKESË OFERTASH

Në kuadër të zbatimit të projektit “FESTA 1 QERSHORIT ME FËMIJËT E KOPSHTEVE – TË SHËNDETSHËM ME SPORT, TË USHQYER ME ART”, të bashkëfinancuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe FSHSSH, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor shpall thirrje për paraqitjen e ofertave për:

Artikujt e kërkuar:

  1. Mjeti didaktik “Të rritemi të shëndetshëm” 270 copë)
  2. Banner/poster grafike 200 x 140 cm (2 copë) 
  3. Roll up (2 copë)
  4. Printim Libri ‘Personaliteti qe zhvillon mireqenien’ (30 copë)
  5. Kupa 1 Qershori 2026  (2 copë)

Objekti i furnizimit përfshin:

Mjeti didaktik “Të rritemi të shëndetshëm”

  • Prodhimin e mjetit didaktik “Të rritemi të shëndetshëm”
  • Përmbajtje edukative  mbi shëndetin, ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik
  • Material i përshtatshëm për përdorim didaktik (printim dhe/ose format i kombinuar vizual interaktiv)
  • Dizajn tërheqës, i përshtatshëm për fëmijët e kopshteve dhe shkollave
  • Mundësi për ilustrime, lojëra edukative ose elemente ndërvepruese

Banner/Poster grafike dhe Roll-up

  • Dizajnim dhe printim sipas identitetit vizual të projektit;
  • Përfshirja e logove të MTKS, FSHSSH dhe Bashkisë Tiranë (BT);
  • Material cilësor dhe rezistent për përdorim në aktivitete publike.

Printim i librit “Personaliteti që zhvillon mirëqenien”

  • Printim profesional me cilësi të lartë;
  • Formatimi dhe përgatitja për shtyp sipas materialit të ofruar nga FSHSSH;
  • Dorëzimi i 30 kopjeve të printuara.

Kupat “1 Qershori 2026”

  • Prodhim dhe personalizim i kupave;

Kërkesa teknike:

  • Materiale cilësore dhe të sigurta për përdorim nga fëmijët;
  • Respektimi i standardeve të printimit dhe prodhimit;
  • Përfshirja e logove të MTKS, FSHSSH dhe Bashkisë Tiranë (BT);
  • Konsultim dhe miratim final nga FSHSSH para prodhimit përfundimtar

Të tjera kërkesa:

  • Afati i prodhimit dhe dorëzimit përcaktohet në marrëveshje
  • Të garantojë cilësinë e materialeve dhe të produkteve të furnizuara.

Vlera e kontratës:

Do të përcaktohet në bazë të ofertave financiare të paraqitura

Dokumentacioni i kërkuar:

Të interesuarit duhet të paraqesin:

  • Ofertën financiare
  • Ekstrakt historik i subjektit
  • NIPT

Shënim:

Pagesa realizohet kundrejt faturës tatimore. 

Ofertat duhet të dërgohen në adresën: info@fshssh.al

Afati i dorëzimit të ofertave: deri më 30.05.2026, ora 16:00

FSHSSH synon të sigurojë të paktën 3 oferta për garantimin e transparencës dhe konkurrencës.


Federata Shqiptare e Sportit Shkollor (FSHSSH)
Tiranë, Maj 2026