NJOFTIM PËR KËRKESË OFERTASH

NJOFTIM PËR KËRKESË OFERTASH

Në kuadër të zbatimit të projektit “FESTA 1 QERSHORIT ME FËMIJËT E KOPSHTEVE – TË SHËNDETSHËM ME SPORT, TË USHQYER ME ART”, të bashkëfinancuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe FSHSSH, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor shpall thirrje për paraqitjen e ofertave për:

Furnizim me Bluza (T-shirt) për fëmijë

Objekti i furnizimit përfshin:

  • Prodhimin dhe/ose furnizimin e bluzave T-shirt për fëmijë
  • Material cilësor, i përshtatshëm për aktivitete sportive dhe edukative (pambuk ose përzierje pambuku, i ajrosshëm dhe i rehatshëm për fëmijë)
  • Bluza në madhësi të ndryshme për grupmoshat e kopshteve
  • Ngjyra të përshtatshme për eventin (të dakorduara me FSHSSH)

Kërkesa teknike për printimin:

  • Printim cilësor dhe rezistent ndaj larjeve dhe përdorimit
  • Vendosje e logove zyrtare: FSHSSH, BT dhe MTKS
  • Logot duhet të jenë të qarta, me ngjyra të sakta dhe pa deformime
  • Pozicionimi i logove sipas dizajnit të projektit (pjesa e përparme dhe/ose mëngë, sipas miratimit final nga FSHSSH)
  • Printim full-color sipas dizajnit të miratuar

Të tjera kërkesa:

  • Ofruesi duhet të paraqesë mostër fizike ose vizualizim (mock-up) para prodhimit final
  • Afati i prodhimit dhe dorëzimit përcaktohet në marrëveshje
  • Garanci për cilësinë e materialit dhe printimit

Vlera e kontratës:

300,000 (treqind mijë) lekë bruto

Dokumentacioni i kërkuar:

Të interesuarit duhet të paraqesin:

  • Ofertën financiare
  • Ekstrakt historik
  • NIPT

Shënim:

Pagesa realizohet kundrejt faturës tatimore.

Ofertat duhet të dërgohen në adresën: info@fshssh.al

Afati i dorëzimit të ofertave: deri më 30.05.2026, ora 16:00

FSHSSH synon të sigurojë të paktën 3 oferta për garantimin e transparencës dhe konkurrencës.


Federata Shqiptare e Sportit Shkollor (FSHSSH)
Tiranë, Maj 2026