logo

Slogani, Misioni dhe Prioriteti FSHSSH

Slogani: #Lëvizja shpëton shëndetin

 

Misioni: Masivizimi i edukimit fizik në arsimin parauniversitar, si udhëzuesi i vetëm objektiv dhe praktik, që krijon bazamentin shoqëror për zhvillimin e edukimit fiziko-sportiv, talenteve dhe derivateve respektive, bazuar mbi parimet shkencore që garantojnë progresin fizik, psikologjik, intelektual, ekonomik, produktiv, social, dhe mirëqenien e shëndetshme të shoqërisë.

Strategjia: Implementimi i ‘Platforma e Edukimit Fiziko-Sportiv në Sistemin Arsimor Para-Universitar në Shqipëri’ për zhvillimin masiv të edukimit fizik në sistemin e arsimit parauniversitar, për një formim strukturor të shëndetshëm, metabolik, funksional dhe strukturor të fëmijëve mosha 3-6 vjeç; 6-12 vjeç; 12-15 vjet; 15-18 vjeç dhe për të rriturit.

Prioriteti: Praktika e edukimit fizik dhe sportit mbi baza shkencore, si një çelës për zhvillimin kombëtar të kulturës së qytetërimit, biologjisë molekulare, sistemeve të bioenergjitikës, funksioneve neuromuskulare, neuroendokrine, kardiovaskulare, pulmonare dhe mirëqënies sociale të vendit. Vlerësojmë se Platforma e bën shoqërinë të vetëdijëshme që edukimi fizik është një fushë prioritare gjenetike, pasi ajo mbron nga shumë sëmundje dhe formon intelektualët e vërtetë që gëzojnë shëndet në të gjitha fazat e jetës.
 

Zbatimi i platformës së re shkencore për zhvillimin masiv të PE në sistemin arsimor parauniversitar, për një formim të shëndetshëm strukturor, metabolik, funksional dhe strukturor të fëmijëve 3-6 vjeç; 6-12 vjet; 12-15 vjet; 15-18 vjeç dhe për të rriturit