logo

SHKOLLA SI QENDËR KOMUNITARE “SABAHUDIN GABRANI”

Shkolla si qendër komunitare – “Sabahudin Gabrani”

Lëvizja 

Bashkia Tiranë, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor dhe Shkolla Sabahudin Gabrani janë duke realizuar projektin ‘Shkolla si qendër komunitare’, i cili ka për qëllim përdorimin e palestrave dhe hapësirave të tjera të dedikuara të shkollave të ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm për zhvillim e aktiviteteve sportive pas orarit mësimor dhe në ditët e pushimit dhe me synimin për edukimin dhe masivizimin e sportit në Tiranë.

FSHSSH në vijim të projektit “Sporti për të gjithë”, nën drejtimin e Prof. asoc. dr. Rauf Dimraj së bashku me Gjergji Çikopano, President i Shoqatës së Edukimit Fizik dhe Sportit Shkollor Tiranë, kujdesen të zbatojnë platformën shkencore “Platforma e Edukimit Fiziko-Sportiv në Sistemin Arsimor Para-Universitar” për zhvillimin e aktivitetit fizik në brezin e të rinjve shqiptarë. 

Gjergji i trajnon dhe motivon fëmijët e moshës 5 – 11 vjeç në disiplinat e sportit futboll dhe basketboll. Për më shumë detaje mbi oraret dhe planin e veprimtarive mund të kontaktoni me Gjergjin në adresën [email protected] dhe numrin e celularit 0694088800.

Gjithashtu, ne do i kushtojmë më shumë vëmendje mjedisit. Do të aplikojmë praktika miqësore që synojnë të ruajnë burimet natyrore dhe një mjedis të gjelbër. Do të përfshijmë fëmijët në edukim mjedisor për fëmijët, do organizojmë aktivitete argëtuese dhe lojëra aktive #WithoutWaste dhe do ndajmë me fëmijët mjete dhe burime Sport #WithoutWaste.

      

 

 

Shkolla si qendër komunitare – “Sabahudin Gabrani”