logo

KROS TEYC 2022

KROS TEYC 2022

Në kuadër të programit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022" dhe "Tirana Qyteti Europian i Sportit 2023", me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, do të organizohet KROS TEYC 2022, ditën e Shtunë, datë 25 Mars 2023, ora 10:00 - 12:00 tek Parku Kombetar i Liqenit Tiranë.


    • Nisja do jetë Diga tek parku kombëtar i liqenit Tiranë (afër kopshtit Zoologjik), dhe do vazhdohet përgjatë liqenit duke u ngjitur drejt palestrës dhe kishës. Krosi do të përfundojë në zonën e veglave/gym pranë Pallatit të Brigadave. Distanca 2.5 km e rrugës së Krosit do të rrethohet me shirita kufizues me suportin nga Bashkia Tiranë. Në përfundim, do shpallen fituesit (vendi parë, i dytë, i tretë) dhe do vlerësohen me medalje.


Kongresi Rinor Kombëtar (National Youth Congress - NYC) është një organizatë ombrellë e të rinjve - një bashkim i organizatave rinore, grupeve joformale, forumeve rinore të partive politike, me qëllim shkëmbimin e informacionit, nxjerrjen në pah të çështjeve të të rinjve, lobimin dhe advokimin për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha subjektet e përfshira në rrjet. KRK u krijua në mars 2013 në Tiranë dhe numëron një antarësi mbi 120 organizata rinore aktive në të gjithë vëndin. Misioni i KRK është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri që ata të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështje që i prekin. 
 
Titulli “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana European Youth Capital 2022), i cili do të zbatohet gjatë vitit 2022 nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë i është akorduar Tiranës në kuadër të nismës European Youth Capital nga Forumi Rinor Evropian.  Ky program sjell mundësi të reja, ndryshime pozitive, inkurajon pjesëmarrjen aktive, promovon identitetin evropian, diversitetin dhe përfshirjen, duke transformuar qytetin në një pikë ndërkombëtare takimi për të rinjtë.

www.tiranaeyc2022.al 
“Ky botim/material/raport/video është realizuar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Përmbajtja e këtij botimi/materiali/raporti/video është përgjegjësi e organizatorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Kongresit Rinor Kombëtar apo Bashkisë Tiranë”.

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

Ky projekt u zhvillua me mbeshtetjen e Kongresit Rinor Kombëtar, Tirana EYC 2022, Bashkia Tiranë, Uji Qafshtama, Eco Tirana, Emergency Response Albania.

Kros TEYC:  https://www.youtube.com/watch?v=weFh3mFo3F4&feature=youtu.be

 

Publikimet ne Media

https://lajme.rtsh.al/artikull/kros-teyc-gara-sportive-me-nxenes-nga-gjimnazet-e-tiranes

https://tvklan.al/gara-sportive-me-nxenes-nga-gjimnazet-e-tiranes/

https://abcnews.al/kros-teyc-gara-sportive-me-nxenes-nga-gjimnazet-e-tiranes/

https://gazetadita.al/kros-teyc-gara-sportive-me-nxenes-nga-gjimnazet-e-tiranes/

https://shqiptarja.com/lajm/kros-teyc-gara-sportive-me-nxenes-nga-gjimnazet-e-tiranes

https://www.priza.al/kros-teyc-gara-sportive-me-nxenes-nga-gjimnazet-e-tiranes/

https://www.vizionplus.tv/kros-teyc-gara-sportive-me-nxenes-nga-gjimnazet-e-tiranes/

https://aprtirana.al/2023/03/28/kros-teyc-2022-ne-park/

https://tiranaeyc2022.al/kros-teyc-gara-sportive-me-nxenes-nga-gjimnazet-e-tiranes/?external=1

KROS TEYC 2022 do të organizohet ditën e Shtunë, datë 25 Mars 2023, ora 10:00 - 12:00 tek Parku Kombetar i Liqenit Tiranë.