Qëllimi i Platformës së Edukimit Fiziko-Sportiv 

Qëllimi i Platformës Shkencore është zhvillimi i masivizimit të edukimit fiziko-sportiv në sistemin arsimor shqiptar dhe më tej, si e vetmja mënyrë prej së cilës mund të gjenerojmë shëndet cilësor dhe të kthejmë në vlerë kombëtare energjitë e talentet e gjithanshme të vendit.

Baza shkencore e studimore (studimet dhe eksperimentimet e shkencave të Mjeksisë, të Fiziologjisë së Ushtrimit fizik dhe sportit, të Sociologjisë Sportive tregojnë se masivizimi dhe zhvillimi i përshtatshëm dhe i vazhdueshëm i Edukimit Fiziko-Sportiv në shkollë, është një mjet i dobishëm që ndikon pozitivisht gjatë jetës së njeriut dhe mbron nga këto sëmundje:
-    Mënjanon obezitetin dhe mbipeshën;
-    Rrit masën e fuqinë muskulore, rendimentin e zemrës, të mushkërive dhe të enëve të gjakut;
-    Mënjanon osteoporozën dhe rrit masën kockore;
-    Mënjanon dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe të artikulacioneve;
-    Zvogëlon mbitensionin e gjakut;
-    Mbron nga infarktet kardiake dhe nga sëmundjet e arterieve;
-    Mbron nga hemorragjitë cerebrale;
-    Zvogëlon rrezikun nga streset dhe rrit tolerancën ndaj tyre;
-    Përmirëson diabetin;
-    Zvogëlon rrezikun nga kanceri;
-    Mbron nga zhvillimi i proceseve negative të koagulimit të gjakut;
-    Rrit me 5 vjet jetëgjatësinë;
-    Ndihmon në mënjanimin e duhanit, alkoolit, drogës;
-    Përmirëson marrëdhëniet sociale dhe krijon kushte të jetës së pasur me shpresë e mirënjohje;
-    Krijon dhe zhvillon Sektorin e Tretë Ekonomik.

Platforma Shkencore ka për qëllim rezultatet e pritshme të të nxënit, që garantohen nga trajtimi i programeve të ndërtuara mbi baza tërësisht shkencore, shoqërore, organizative, edukuese, argëtuese dhe aplikuese.

RTSH Zv.ministrit Dimraj: Ja si do te ndryshoje edukimi fizik ne shkollat tona

Qëllimi i kësaj platformë është zhvillimi i masivizimit të edukimit fiziko-sportiv në sistemin arsimor shqiptar dhe më tej, si e vetmja mënyrë prej së cilës mund të gjenerojmë shëndet cilësor dhe të kthejmë në vlerë kombëtare energjitë e talentet e gjithanshme të vendit.

Lëvizja është themeli biologjik i shëndetit dhe aktiviteti fizik është mrekullues e i domosdoshëm deri në plakjen e vonshme të njeriut, për mirëqenie, për jetë të shëndetshme, të gjatë e me standarde të larta cilësore.