Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe FSHSSH

Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor u nënshkrua më 2.11.2016.

Kjo marrëveshje përcakton çështjet dhe drejtimet kryesore të bashkëpunimit, ndërmjet institucioneve qendrore shtetërore e lokale dhe Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor (FSHSSH), si dhe prioritetet e mundësitë shtetërore në mbështetje të organizimit dhe realizimit të programit të saj për edukimin fizik dhe veprimtaritë sportive në shkollat shqiptare të sistemit parauniversitar.
Marrëveshja i shtrin efektet mbi të gjitha organet dhe institucionet shtetërore, që kanë të bëjnë me sportin, arsimin, edukimin, bashkësinë VUSH, si dhe institucionet e personat juridikë të themeluar prej kësaj bashkësie; të gjitha federatat, klubet sportive, shoqatat, anëtarët e federatave, mësuesit, trajnerët etj. që do të përfshihen dhe do të bashkëpunojnë për realizimin e programit të FSHSSH.

Marreveshja Keshillit Ministrave-FSHSSH.png