/images/slider/dita_europiane_e_sportit_shkollor_2019.jpg

Dita Evropiane e Sportit Shkollor 2019

Po nëse çdo fëmijë mund të jetë aktiv në shkollë me sport dhe lojë? Po nëse çdo shkollë do të kishte një ditë për të festuar sportin në Europë? A do mund t'i ndihmojë studentët të fillojnë një jetë të shëndetshme dhe fitnesi? Ne themi po!

BASHKOHUNI ME NE! #BEACTIVE#ALBANIA

Shumë studime tregojnë se të jesh aktiv i bën studentët më të shëndetshëm dhe nxënës më të mirë në klasë. Gjithashtu fryma e shkollës përmirësohet me argëtim dhe sport gjithëpërfshirës në ekip.

A ka shkolla juaj një ditë enkas për sport? Le të organizojmë një!

5 ARSYE KRYESORE PËR TU BASHKUAR NË DITËN EVROPIANE TË SPORTIT SHKOLLOR MË 27 SHTATOR 2019

  1. Rrit profilin e edukimit fizik dhe sportit nëpër shkolla
  2. Krijo argëtim dhe kënaqësi për të rinjtë përmes aktivitetit fizik
  3. Promovo shëndet dhe mirëqenie përgjatë gjithë jetës
  4. Inkurajo përfshirjen sociale dhe zhvillo kompetencë sociale midis nxënësve
  5. Lidhu me vendet e tjera Evropiane

Regjistroni sot shkollën tuaj për Ditën Evropiane të Sportit Shkollor (Europian School Sport Day) në adresën www.essd.eu, pjesëmarrja kërkon që shkolla juaj të jetë aktive për të paktën 120 minuta duke vrapuar, duke luajtur lojëra, duke kërcyer, duke kapërcyer litarin apo çfarë do lloj tjetër aktiviteti fizik.

Dita Evropiane e Sportitit Shkollor ka fuqizuar 1.5 milionë studentë evropianë në #BeActive në 20 shtete deri tani. Falenderojmë Federatën Hungareze të Sportit Shkollor për frymëzimin, Drejtuesit e shkollave, Mësuesit dhe Studentët në të gjithë Hungarinë që për 10 vjet kanë udhëhequr me sukses ditët e sportit shkollor, deri kur iniciativa u zgjerua në gjithë Evropën në 2015. Pritet të ketë gjithëpërfshirje në shumë vende të tjera, pasi nga bashkimi me Komisionin Evropian të Javës Evropiane të Sportit! Për më shumë informacion vizitoni faqen www.essd.eu