Një vështrim i Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor

1.Roli dhe ndikimi i sportit shkollor në Shqipëri

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë është përgjegjëse për sportin. Harton dhe zbaton politikat shtetërore për sportin, përmirëson kuadrin ligjor për sportin, administron fondet buxhetore për sportin dhe kontrollon përdorimin e tyre nga Federata Shqiptare e Sportit Shkollor.

Në Shqipëri, në vitet 1990-2013 edukimi fizik dhe sporti shkollor, pësuan një rënie drastike në terma sasiorë dhe në ato cilësorë. U hoqën orët e mësimit të fizkulturës mosha 17 dhe 18 vjec dhe u ndalua praktika e aktiviteteve sportivë jashtëshkollorë në oborret dhe në palestrat e shkollave. Mësuesi i edukimit fizik u nëpërkëmb në shkollë. Ai u demotivua dhe fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre nuk përdor kompjuterin apo internetin.

Në vitin 2014 ne krijuam, zhvilluam dhe zbatuam Platformën teorike dhe praktike (Platforma e Edukimit Fiziko-Sportiv në Sistemin Arsimor Para-Universitar) me praktikë bashkëkohore për edukimin fizik në sistemin e arsimit parauniversitar për moshën 3-18 vjeç. U miratua në Parlament Ligji për Sportin, Nr.79 / 2017 dhe edukimi fizik në mënyrë radikale u rrit në 3 (tre) orë mësim në javë. Këto nxitën një reduktim të ndjeshëm të obezitetit mes nxënësve nga mosha 6 deri në 18 vjeç dhe kthyen buzëqeshjen dhe lumturinë tek të rinjtë dhe prindërit. Aktualisht, në vendin tonë ka një rritje të ndjeshme të aktivizimit dhe lëvizjes fizike të qytetarëve.

Z. Rauf Dimraj, është President Nderi për Federatën Shqiptare të Sportit Shkollor, gjithashtu ai është një nga forcat kryesore udhëheqëse për zbatimin e strategjisë më të re të bazuar në platformën shkencore për zhvillimin e aktivitetit fizik në mesin e të rinjve para-universitar. Kjo platformë unike dhe e përkushtimi i punës sonë të madhe janë vlerësuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Sportit Shkollor në artikullin e botuar më 30 gusht 2018: http://isfsports.org/bringing-back-happiness-help-physical-education-albanian-school-sport-federation

2.Platforma e Edukimit Fiziko-Sportiv në Sistemin Arsimor Para-Universitar

Bazuar në veçantinë e platformës sonë inovative, teorike dhe praktike në vitin 2014, u trajnuan në terren 2,500 mësues (praktikisht dhe teorikisht), për të përvetësuar programin e ri. U krijuan Shoqatat Rajonale të Sportit dhe Federata Shqiptare e Sportit Shkollor. Federata, shoqatat dhe të gjithë mësuesit kanë rritur ndjeshëm numrin e pjesëmarrjes së aktiviteteve sportive jashtëshkollore deri me 150,000 studentë. Kjo platformë bëri të mundur përgatitjen në terren dhe teori si edhe punësimin e 800 mësuesve të edukimit fizik:

I.Studimi i Treguesve dhe Indekseve Antropometrikë -

studim i kryer në vitin 2016 për 364,437 studentë në Shqipëri (pjesëmarrje 87%). Zbatimi i programit të ri rezultoi në përmirësim shumë të rëndësishëm të obezitetit të nxënësve në Shqipëri; studimi zbuloi se pas ndjekjes së zbatimit të platformës së re 95% e nxënësve kishin masë normale trupore.

II. Edukimi Fizik, Sporti dhe Shëndeti -

është një libër teorik dhe praktik për mësuesit në çerdhe për fëmijët e moshës 3-6 vjeçare.

III. Studimi i Treguesve Antropometrikë dhe Fizikë -

studim i kryer në 2017 për 345,291 studentë në Shqipëri (pjesëmarrje 85%). Ky studim për herë të parë ka evidentuar standardet e cilësive antropometrike dhe fiziko atletike për çdo moshë 6/7/8 ... 18.

3. Federata Shqiptare e Sportit Shkollor

Bazuar në Ligjin nr. 79/2017 “Për Sportin”, në Shqipëri:

  1. Federata Shqiptare e Sportit Shkollor është themeluar nga shoqatat e sportit shkollor të mësuesëve të edukimit fizik të vendit. Ministria Arsimit Sportit dhe Rinisë ka njohur dhe aprovuar themelimin dhe Statutin e Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor.
  2. Në 16 Maj 2016, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor është regjistruar si person juridik me Vendimin e Gjykates nr. 5339.
  3. Federata Shqiptare e Sportit Shkollor është një entitet i pavarur.

Për më tepër, Federata Shqiptare për Sportin Shkollor i zgjeron përgjegjësitë në:

  • Organizim, drejtim, kontroll dhe monitorim i aktiviteteve sportive të të gjithë grupeve të studentëve para universitar në nivel rajonal dhe kombëtar, në të gjitha disiplinat e sportit.
  • Organizimi i kampionatit shkollor në të gjitha disiplinat e sportit, dhe lajmërimi i shkollës fituese kombëtare.
  • Organizimi i skuadrave përfaqësuese në aktivitetet sportive ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor është e autorizuar të kontaktojë dhe të bashkëpunojë drejt për së drejti me Drejtoritë Rajonale të Edukimit në vendin tonë, të cilat janë të përfaqësuara nëpërmjet Shoqatave respektive të Sportit Shkollor.

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor harton dhe aprovon një vit në avancë, të gjitha llojet e aktiviteteve fizike dhe sportive që do të kryhen brenda vitit të ardhshëm, për të gjitha Shoqatat e Sportit Shkollor, duke përfshirë dhe llogaritur buxhetin respektiv për secilën. Federata Shqiptare e Sportit Shkollor i dërgon këtë program Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë në mënyrë që institucioni të suportojë fondin e kërkuar për këto projekte.

4.Aktivitetet tona kryesore.

I. Dita Olimpike – përshkrim i shkurtër.

Federata ka organizuar dhe ka zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive në të gjithë Shqipërinë, me shoqatat sportive të shkollave, anëtarë të saj. Federata gjithashtu ka bashkëpunuar me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për të mbështetur zhvillimin e Ditës Olimpike në shumë qytete të vendit gjatë 2017 dhe 2018.

Dita Olimpike, 2017

Dita Olimpike, 2018

Aktivitetet sportive shkollore pasqyrohen shumë shkurt nga mediat e qytetit përkatës. Përfshirja e aktiviteteve sportive shkollore në kanalet televizive kushton shumë dhe aktualisht FSHSSH nuk është në gjendje të publikojë në këto kanale televizive. Gjatë aktiviteteve sportive, vendosen postera dhe logo. Nxënësit tanë janë të pasionuar të marrin pjesë në aktivitetet sportive shkollore dhe i ndajnë aktivitetet në rrjetet sociale, facebook dhe instagram dhe i ofrohen Federatës tonë kryesisht nëpërmjet postës elektronike.

II. Konferenca e 1rë Kombëtare për Edukimin Fizik mbi Matjen e Obezitetit me të Gjithë Studentët e Shqipërisë (mosha 06-18)

Tiranë, 2016 – 2017

III. Konferenca e 2të Kombëtare mbi studimet antropometrike dhe indikatorët fizikë, grada I - XII

Tiranë, 2017

IV. Konferenca Kombëtare me Specialistët e Edukimit Fizik për luftën Anti-doping

Në prani të Profesorit te nderuar, Alessandro Donati, përfaqësues i Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA).

Tiranë, 2016

Tiranë, 2016

V. Federata Shqiptare e Sportit Shkollor, më datë 17.12.2017, organizoi një konferencë në Hotel Diplomat në Tiranë, me temën "ARSIMI FIZIK DHE SPORTI SHKOLLOR, NJE URË SHËNDETI PËR MIQËSI, KOMUNIKIM DHE BASHKËPUNIM

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi) u mblodhën për të zhvilluar marrëdhëniet multilaterale ndërmjet Federatave të vendeve përkatëse në fushën e Edukimit Fizik dhe Sportit Shkollor dhe nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi.

Tiranë, 2017

Tiranë, 2017

VI. Pjesëmarrje në Kampionatin e 1rë Ballkanik Shkollor në Volejboll për Vajzat U-15, që u zhvillua në Shkup, Maqedoni nga data 7 deri më 10 qershor 2018, në kuadër të bashkëpunimit midis federatave të sportit shkollor të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Macedonia, 2018

VII. Programi i trajnimit të projektit për fëmijët me aftësi ndryshe

Program special i dedikuar fëmijëve me aftësi ndryshe.

Program special i dedikuar fëmijëve me aftësi ndryshe

VIII. Zhvillimi i vrapit të distancave të gjata, në natyrë dhe aktivitetet e tjera sportive për moshën 6-18 vjeç.

2016,2017

2016,2017

IX. Lojërat argëtuese, me 5000 fëmijë parashkollorë

Çdo vit, në kryeqytetin e Tiranës, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor zhvillon një aktivitet të projektuar me 5.000 fëmijë të moshave 3-6 vjeç, "Lëvizja e lojërave argëtuese dhe artit vizual".

Arena e kampionëve të ardhshëm

Luaj për t'u rritur

Për më tepër, u trajnua një grup fëmijësh të çerdhes në një program lëvizor të mbushur me argëtim dhe librin u përpilua me ilustrime të vërteta. Për fat të keq ky libër unik 'Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti' ende mbetet i pabotuar për shkak të mungesës së fondeve.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale, Federata Shqiptare e Sportit Shkollor mund të angazhojë të gjithë studentët e vendit tonë, për të zhvilluar disiplinat e mëposhtme sportive:

  • Atletik
  • Kros në vendin tonë
  • Mundje
  • Basketboll
  • Volejboll
  • Xhudo
  • Kanotazh
  • Ping Pong
  • Not

5. Strategjia jonë për të zhvilluar më tej sportin shkollor në Shqipëri dhe jashtë vendit në nivel kontinental dhe ndërkombëtar.

Strategjia jonë:

Implementimi i platformës së re shkencore për zhvillimin masiv të edukimit fizik në sistemin e arsimit parauniversitar, për një formim strukturor të shëndetshëm, metabolik, funksional dhe strukturor të fëmijëve të moshës 3-6 vjeç; 6-12 vjeç; 12-15 vjet; 15-18 vjeç dhe për të rriturit.

Prioriteti ynë:

Praktika e edukimit fizik dhe sportit mbi baza shkencore, si një çelës për zhvillimin kombëtar të kulturës së qytetërimit, biologjisë molekulare, sistemeve të bioenergjitikës, funksioneve neuromuskulare, neuroendokrine, kardiovaskulare, pulmonare dhe mirëqënies sociale të vendit. Vlerësojmë se Platforma e bën shoqërinë të vetëdijëshme që edukimi fizik është një fushë prioritare gjenetike, pasi ajo mbron nga shumë sëmundje dhe formon intelektualët e vërtetë që gëzojnë shëndet në të gjitha fazat e jetës.Deri tani (nëntor 2018), janë regjistruar 11 shoqata anëtare të Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor, duke përfshirë pjesëmarrjen e 2,200 mësuesve të edukimit fizik dhe përafërsisht 430,000 fëmijëve nga kopshtet dhe shkollat.

Në vitin 2019, federata jonë shpreson të edukojë teorikisht dhe praktikisht mësuesit e kopshteve, bazuar në librin e përpiluar "Edukimi Fizik, Sporti dhe Shëndeti". Ky trajnim është me rëndësi të madhe, por fillimisht është e nevojshme të realizojmë publikimin e këtij libri përmes sponsorizimit dhe me shpresë që t'ua mundësojmë falas edukatorëve. Federata Shqiptare e Sportit Shkollor pretendon ekskluzivitetin e licencës për mësuesit e kopshteve sipas programit të modeluar në këtë libër.