NJOFTIM MBI FINANCIMIN E PROJEKTEVE PËR VITIN 2026
Në bazë të Urdhrit Nr. 219, datë 18.03.2026, “Për financimin e projekteve për veprimtari në fushën e sportit, propozuar nga Olimpiku Special Shqiptar, Federatat Sportive Joolimpike dhe Fondacionet Sportive për vitin 2026”, ju informojmë se Federata Shqiptare e Sportit Shkollor është përzgjedhur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për financim në kuadër të projekteve si më poshtë:
- Për Projektin “Organizimi i Kampionateve Kombëtare dhe Kupa e Republikës”, bashkëfinancim në vlerën 1,000,000 lekë.
- Për Projektin “Festa e 1 Qershorit me fëmijet e kopshtit”, bashkëfinancim në vlerën 1,200,000 lekë.
Federata Shqiptare e Sportit Shkollor (FSHSSH)
Tiranë, Maj 2026